Manchester United po ia merr yllin Juventusit

21:28 | 28 Shkurt 2019

Manchester United janë të gatshëm të zëvendësojnë Valencian.

Manchester United po synon transferimin e yllit të Juventus.

‘The Reds’ janë duke parë Joao Cancelon si zëvendësuesin potencial për Antonio Valencian, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

United janë të gatshëm të zëvendësojnë Valencian, dhe kanë shikuar edhe më parë për një transferim të Cancelos, para se ai të kalonte tek Juve.

Pas një starti të jashtëzakonshëm me skuadrën e Juventus këtë sezon, United janë gati që të kthehen pas mbrojtësit të djathtë dhe të numërojnë atë si një opsion për krahun e mbrojtjes.

Kujtojmë se portugezi është përballur me një lëndim gjatë këtij sezoni, por për fatin e mirë ai lëndim nuk pati ndikim shumë të madh në formën e tij.

Komento: