Manchester United po ia sheh ‘sherrin’ Mino Raiolas

23:02 | 01 June 2020

Manchester United beson se vetëm Mino Raiola është kundër qëndrimit të Pogbas në Old Trafford.

Manchester United duket se i ka shpallur luftë Mino Raiolas, që sipas tyre është i vetmi person që e dëshiron largimin e Paul Pogbas nga Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës është duke u lidhur me një kalim te Juventusi ose Real Madridi, derisa agjenti i njohur thuhet se po punon në këtë drejtim.

Por, Ole Gunnar Solskjaer në një intervistë për The Times, ka thënë se mesfushori francez e dëshiron qëndrimin në klub dhe Raiola është i vetmi person që e dëshiron largimin e lojtarit.

“Ne të gjithë e dimë se Paul është një lojtar i mrekullueshëm. Ajo çfarë duhet të bëjë ai është që të qëndrojë fit dhe do të luajë si gjithmonë”, ka thënë Solskjaer.

“Ai është një lojtar special për ne dhe ne duam që të qëndrojë këtu, mirëpo është një njeri afër tij që nuk e dëshiron një gjë të tillë”, ka shtuar më tej trajneri norvegjez.

United po refuzon të shesë Pogban në këtë afat kalimtar të kësaj vere, derisa Real Madridi e Juventusi po tentojnë të bindin lojtarin që të kalojë te njëra apo të tjetra.

Komento: