Skuadra e Manchester Unitedit po përgatitet për transferime të reja.
Pasi kanë nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, drejtuesit e United do të sjellin në skuadër edhe disa nga emrat që preferohen nga norvegjezi.
Ndër emrat kryesorë që po përmendet në kampin e djajve të kuq është ai i Aaron Ëan Bissaka, por edhe shoku i tij i skuadrës tek Crystal Palace, Ëilfried Zaha.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, skuadra e Crystal do të kërkojë 100 milionë funte për të liruar dyshen.
Solskjaer është shumë i vendosur që të sigurojë shërbimet e Ëan Bissaka, pasi Antonio Valencia dhe Matteo Darmian pritet të largohen nga skuadra në fund të këtij sezoni.