Manchester United po synon transferimin e yllit të Ajax

17:55 | 16 Shkurt 2022

Djajtë e Kuq janë duke e përcjellë nga afër yllin e Ajax, Antony.

Sipas 90min, transmeton Express, Manchester United e kanë rritur interesin e tyre për sulmuesin anësor të Ajaxit, Antony.

Djajtë e kuq pritet që të përforcohen në sulm me të ardhmen e Mason Greenëood që është e paqartë pas arrestimit të tij nga policia muajin e kaluar.

Antony edhe më parë ishte në radarin e United, por Manchester city, Liverpool dhe Chelsea po ashtu e kërkojnë 21 vjeçarin.

Antony në këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka tetë asiste për Ajax.

Komento: