Manchester United tranferon yllin 170 milionësh nga Juventusi

13:16 | 15 Korrik 2021

Ofertë faraonike: United transferon yllin e Juves për 170 milionë euro.

Mund të duket disi e vërtetë për tu besuar mirëpo Manchester United ka bërë gati një ofertë prej hiç më pak se 170 milionë eurosh për yllin e Juventusit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak skuadrës së Barcelonës e cila është gjithashtu në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt i cili pritet të largohet nga Zonja e Vjetër pasi një shifër e tillë duket e vështirë për tu refuzuar nga Agnelli në këtë krizë të thellë që gjenden.

Djajtë e Kuq janë shumë serioz për një ofertë të tillë që pritet të thyejë çdo rekord këtë verë pasi askush nuk e mendoi një shumë të tillë.

Komento: