Manchester United ka disa lojtar që i do në skuadër.
Skuadra që aktualisht udhëhiqet nga Ole Gunnar Solskjaer, qysh nga vera është në kërkim të një lojtari që luan në fazën e mbrojtjes.
Sipas raportimeve të ‘BBC’, objektivi kryesorë i ‘djajve të kuq’ mbetet Kalidou Koulibaly i Napolit.
Gjithashtu, thuhet se United kanë identifikuar edhe mbrojtësin e majtë të Crystal Palace, Aaron Ëan – Bissaka.
Por, emri që lë më së shumti përshtypje është ai i mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Ky i fundit mbrëmë është shprehur se vendi më i mirë për të është Barcelona.
Mbetet të shihet nëse gjatë verës Manchester United do të arrijë të sigurojë shërbimet e ndonjërit nga tre lojtarët.