Manchester United u ndihmua nga gjyqtari, nuk ishte penallti

13:10 | 07 Mars 2019

Gjyqtari i njohur Mark Clattenburg ka thënë se penalltia e akorduar në të mire të Manchester United mbrëmë ishte e padrejtë.

Mark Clattenburg ka komentuar vendimin e gjyqtarit Damir Skomina, për t’i dhuruar penallti Manchester Unitedit ndaj PSG-së.
Manchester United ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 1:3 në ‘Parkun e Princave’ ndaj PSG-së. Goli i fitores për ‘Djajtë e Kuq’ u shënua pas minutës së 90, me një penallti të akorduar me VAR, të cilën në gol e shndërroi Marcus Rashofrd.

Sipas Clattenburg, gjyqtari Damir Skomina nuk është dashur të akordoi penallti, duke e gjykuar si të gabuar vendimin e tij.

“Le të jetë e qartë, gjyqtari Damir Skomina zbatoi rregullat, dhe i dha një penallti Manchester Unitedt. Por PSG janë të zemëruar, dhe e kuptoj pse. Kjo, për mua, nuk ishte një penallti, pasi Presnel Kimpembe nuk donte ta prekte topin me dorë”, ka deklaruar Clattenburg.

Komento: