I kanë mbetur edhe pak ditë qëndrim huazimi Odion Ighalos te Manchester United. Por, skuadra e madhe angleze me shumë gjasa do t’i ofrojë afrikanit kontratë afatgjate.
Ighalo u huazua te United nga Shanghai Shenhua në janar, por që brenda pak ndeshjeve arriti që të bindë drejtuesit e skuadrës.
Agjenti i lojtarit, Ladi Salami ka thënë se bisedimet po ecin mirë dhe se pritet vazhdimi i kontratës afatgjate.
“Bisedimet me skuadrën e Shanghaut po ecin mirë. Lojtari po ndihet mirë te United dhe është i interesuar që të mbetet. Besoj se shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes” ka thënë agjenti i lojtarit.