Manchester United zyrtarizon kontratën me super-lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester United zyrtarizon kontratën me super-lojtarin

14:20 | 31 Janar 2019

Meqë shumë prej lojtarëve të Manchester United u përfundon kontrata këtë sezon, kjo skuadër ka vendosur që t’ua vazhdojë edhe një kontratë të re disa prej tyre.

Skuadra angleze ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Anthony Martialin, përcjell lajmi.net.

Ole Gunnar Solskajer e ka përgëzuar sulmuesin francez për vazhdimin e kontratës me Manchester United.

Martial ishte shumë afër largimit nga ‘Djajtë e Kuq’, mirëpo vendosi që të qëndroj në Old Trafford.

Francezi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Manchester United.

Komento: