Manchester Unitedi afër marrëveshjes së madhe me yllin portugez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester Unitedi afër marrëveshjes së madhe me yllin portugez

10:51 | 02 Qershor 2019

Duket se Manchester Unitedi është afër një transferimi.

Manchester United është skuadra në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e yllit portugez.

Bruno Fernandes, mesfushori i cili luan me Sporting Lisbonën, është një prej lojtarëve që ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

24 vjeçari është monitoruar edhe nga Manchester City, por skuadra e Sporting janë të vendosur që ta mbajnë lojtarin në Portugali.

Gjithsesi, raportime nga ‘A Bola’ bëjnë të ditur se është skuadra tjetër nga Manchester, ajo e United, e cila është në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e lojtarit.

City më herët kanë ofruar 55 milionë euro për lojtarin, shifër që nuk bindi udhëheqësit e Sporting. Man United duhet të mendojë për më shumë.

Komento: