Skuadra e Manchester Unitedit tashmë po bëhet edhe me një lojtar të ri.
Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Atalantën, për blerjen e futbollistit të ri dhe të talentuar, Amad Traore.
Unitedi ka qenë në bisedime të avancuara me klubin italian dhe të premten aplikoi për leje pune në Premierligë për 18-vjeçarin.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë vlerësohet si yll i së ardhmes dhe u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që shënon gol në Serie A, pasi realizoi në fitoren e thellë 7:1 të Atalantës kundër Udineses sezonin e kaluar.
Sipas Gianluca Di Marzio, Traore ishte buzë kalimit në Parma, por Atalanta u tërhoq nga marrëveshja në fund.
Unitedi është pajtuar t’i paguajë 30 milionë euro për të, plus bonuse.
Traore nuk do të mundë t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer deri në janar, megjithatë, për shkak të problemeve me leje pune dhe pasaportë.