Manchester Unitedi gjen zëvëndësuesin e De Gea

09:12 | 07 Prill 2019

Duket se De Gea tashmë po largohet nga Manchester Unitedi.

Lëvizje të papritura po vijnë nga kampi i ‘djajve të kuq’, lëvizje këto të cilat lidhen shumë me afatin kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të “Mirror’, portieri i Everton, JOrdan Pickford, ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të Solskjaer, në rast se De Gea largohet, transmeton lajmi.

Në këtë listë, përveç zgjedhjes së parë të kombëtares së Anglisë, është edhe portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili mbrëmë pati paraqitje spektakolare në përballjen me Barcelonën.

Zërat të cilët lidhin David de Gean me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, kanë bërë që United të ketë disa emra në tavolinë.

Nëse më në fund madrilenët nënshkruajnë me portierin spanjoll, atëherë Pickford dhe Oblak do të jenë dy emrat që do të vijnë në konsideratë.

Komento: