Skuadra e Manchester Unitedit ia ka ‘vënë syrin’ sulmuesit më të mirë në Serie A.
Pas Liverpulit dhe Napolit, tani edhe Manchester United është futur në garë për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.
Sipas “Calciomercato.it” italiani ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
30-vjeçari po bën një super sezon pasi ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje.
Immobile është i lidhur me një transferim tek Liverpool pasi Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin.
Napoli është gjithashtu një skuadër e interesuar për shërbimet e sulmuesit. Pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Immobiles.