Manchester Unitedi ia ka ‘vënë syrin’ yllit të Cityt i cili ka shënuar 600 gola

14:30 | 24 July 2020

Skuadra e Manchester Unitedit e do të riun e Cityt që i ka shënuar 600 gola.

Manchester Unitedi dëshiron ta transferojë sulmuesin e talentuar e akademisë së Manchester Cityt, Charlie McNeill, i cili i ka shënuar 600 gola në ndeshjet e tij deri më tani.

16-vjeçari, i cili ka rekord prej 600 golave në ndeshjet e zhvilluara në nivelin e të rinjve, refuzoi ofertën e Manchester Cityt për të nënshkruar kontratë si profesionist.

Ai dëshiron të transferohet te ndonjë klub tjetër, pasi që nuk iu dhanë mjaftueshëm mundësi ta dëshmojë veten me skuadrën U-18 të Manchester Cityt.

Sipas gazetës britanike DailyMail, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë duke diskutuar tani se për çfarë çmimi mund të sigurohet transferimi i të riut anglez nga Etihad në Old Trafford.

Pasi që ai është ende nën 17 vjeç, Manchester Unitedi dhe Manchester City duhet të pajtohen për një çmim, ose çmimi do të vendoset nga një tribunal.

McNeill ka treguar se është tifoz i Manchester Unitedit dhe e kishte nisur karrierën e tij si i ri me Djajtë e Kuq, para se të kalonte në vitin 2014 në Manchester City.

Edhe disa klube evropiane, si Leipzigu gjerman dhe Juventusi italian, kanë shprehur interesimin për McNeill në të kaluarën, ndërsa tani thuhet se situatën e tij po e monitorojnë edhe Wolves dhe Leeds.

Komento: