Manchester Unitedi po ia rrëmben yllit Leicesterit

23:47 | 29 Nëntor 2020

Manchester Unitedi synon transferimin e yllit të Leicesterit.

Manchester Unitedi në janar mund të provojë befasinë dhe të transferojë mbrojtësin e Leicester Cityt, Jonny Evans.

Evans më herët ishte pjesë e “Djajve të Kuq” duke bërë 198 paraqitje mes viteve 2006-2015 dhe pastaj kaloi të West Brom, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në tri vitet e fundit ka shkëlqyer me “Dhelprat” dhe kjo ka bërë që disa top klube ta duan në skuadër.

Sipas Sun, Unitedi është duke konsideruar mundësinë ta transferojë në janar që të përforcojë mbrojtjen.

Thuhet se gjiganti anglez nuk është i kënaqur me dyshen Lindelof – Maguire në ‘zemrën’ e mbrojtjes.

Komento: