Tashmë është mësuar edhe oferta e fundit e Man Utd për Koulibaly.
Manchester United janë duke ofruar deri në 80 milionë euro për Kalidou Koulibaly, raporton Sky Sport Italia, me Napolin që vazhdojnë të kërkojnë 100 milionë euro.
Mbrojtësi po ashtu është duke u kërkuar nga Liverpool dhe Paris Saint Germain, me sugjerimet e medieve në Francë që thonë se Koulibaly po preferon transferimin te kampionët e Ligue 1 më shumë sesa në Premierligë.
Sipas Sky Sport Italia, Manchester United kanë propozuar një ofertë në vlerë prej 80 milionë euro për reprezentuesin nga Senegali.
Por, Napoli në anën tjetër, po kërkon së paku 100 milionë euro, për të lejuar largimin e tij.
Kjo tashmë është një rënie e konsiderueshme e çmimit të tij, pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis vitin e kaluar është mburrur se kishte refuzuar një ofertë prej 120 milionë euro për Koulibaly.