Duket se Manchester Unitedi është afër një transferimi.
Manchester United është shumë afër që të sigurojë shërbimet e lojtarit që bëri sensacionin në sezonin e kaluar në Ligue 1, Nicolas Pepe.
Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, United janë afër marrëveshjes me Lille, për shumën e 70 milionë funteve.
Interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool, por duket se ‘Djajtë e kuq’ janë ata që kanë marrë kryesimin.
Pepe ishte emëruar në formacionin e vitit në Ligue 1 për sezonin 2018/19, sezon kur edhe tërhoqi vëmendjen drejt tij.
Francezi 24 vjeçar kishte shënuar 22 gola duke ndihmuar skuadrën e tij ta mbyll sezonin në pozitën e dytë.