Manchester Unitedit do t’i mungojë Ronaldo kundër Fulhamit

19:18 | 12 Nëntor 2022

Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e United kundër Fulham.

Cristiano Ronaldo raportohet se nuk do të udhëtojë me skuadrën e Manchester United për ndeshjen e Premier Ligës kundër Fulham që luhet të dielën

Skuadra e United ka udhëtuar në Londër të shtunën para se ndeshjes me Fulham ditën e nesërme, por Ronaldo raportohet se nuk është pjesë e grupit. Ylli i Portugalisë mungoi në ndeshjen kundër Aston Villës në mesjavë për Carabao Cup për shkak të një gripi dhe trajneri Erik ten Hag ka thënë se ai nuk është i sigurt se do të luajë edhe në vikend.

“Nuk mund të garantojë tani (nëse ai do të rikthehet me Fulham) por ai sot ishte i sëmurë, ai nuk u shërua”, kishte thënë ai për gazetarët. “Realisht nuk është një sëmundje serioze por merr disa ditë apo javë që të shërohet, prandaj mendoj se është e mundshme ose jo të jetë me ne të dielën”.

Ronaldo ka startuar deri me tani në katër nga 10 ndeshje të Premier Ligës në të cilat ai ishte prezent. Megjithatë, Ten Hag i ka dhënë vendin e titullarit në katër ndeshje para ndeshjes kundër Villas.

Ndeshja kundër Fulham është e fundit e United para Botërorit. Ata do të kthehen në fushë përsëri më 20 dhjetor ku United do të luajë kundër Burnley në Carabao Cup.

Komento: