Manchester Unitedit e kërkoi gjithë verën, tani po transferohet në Milan

15:16 | 13 Gusht 2019

Bruno Fernandes pritet të largohet gjatë verës nga Sportingu.

Ylli portugez, ka gëzuar vëmendje të madhe gjatë kësaj merkatoje, duke u lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Man United, thashetheme këto që nuk u konkretizuan.

Mediet portugeze së fundmi bëjnë të ditur se Milan janë në negociata me Sporting, për mesfushorin, transmeton lajmi.

Në këto negociata, problemi kryesorë po del të jenë kërkesat e portugezëve. Ata kërkojnë rreth 70 milionë euro për lojtarin, shifër kjo që vështirë se mund të paguhet nga ‘Rosoneri’.

Një nga versionet më reale që do të mund ta dërgonte lojtarin në ‘San Siro’, do të ishte oferta e Milan me 40 milionë euro, plus Andre Silva.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë të pajtohen në ndonjë marrëveshje që i siguron Milanit shërbimet e Bruno Fernandes. Kujtojmë që për yllin portugez i interesuar ishte edhe Manchester United, por që në fund nuk u arrit marrëveshja.

Komento: