Mancini ‘shokon’ me këtë deklaratë për shkarkimin e Allegrit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mancini ‘shokon’ me këtë deklaratë për shkarkimin e Allegrit

23:31 | 20 Maj 2019

Mancini përkrah shkarkimin e Allegrit.

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka përkrahur vendimin e Juventus për të ndarë rrugët me Massimiliano Allegrin.

Mancini ka shprehur mendimin e tij se koha e Allegrit kishte përfunduar dhe ishte koha për ndryshime tek ‘Biankonerët’.

Gjithashtu, italiani ka lënë të kuptohet se ka nevojë të përmirësohet loja e Juves, duke thënë se Napoli luan futbollin më të mirë në Serie A.

“Besoj se koha e Allegrit tek Juventus erdhi tek fundi. Disa skuadra mbajnë trajnerët për shumë vite, por sot rrallë herë ndodh një gjë e tillë” ka thënë fillimisht Mancini, transmeton lajmi.

“Sot, të kalosh pesë vite me një skuadër është kohë e gjatë, edhe nëse je duke korrur suksese” ishin fjalët e trajnerit për ‘Tuttomercatoweb’.

Në pesë vite qëndrim tek Juventus, Allegri kishte fituar pesë herë Serie A, por dështimet në Ligën e Kampionëve kanë bërë që aventura e tij me ‘Zonjën e vjetër’ të marrë fund.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!