Mandatet e partive sipas rezultatit aktual VV 57, PDK 22, LDK 15, AAK 6, Cakolli analizon si mund të ndryshojnë numrat

22:26 | 05 Janar 2026
Mandatet e partive sipas rezultatit aktual VV 57, PDK 22, LDK 15, AAK 6, Cakolli analizon si mund të ndryshojnë numrat

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë një analizë të rezultateve të partive politike bazuar deri në numërimin e 92 kutive me postë.

Në një postim në FB, Cakolli shkruan:

KQZ ka përfunduar numërimin e të 92 kutive të votimit me postë – rreth 26,500 vota – të cilat tashmë janë përfshirë në rezultatin kumulativ.

Por kjo është VETËM RRETH GJYSMA e votave me postë, sepse nga nesër, do të verifikohen dhe numërohen edhe rreth 20 mijë vota të tjera me postë.

Pas përfshirjes së votave me postë deri më tani, LVV ka fituar një mandat shtesë, duke kaluar në 57 mandate, ndërsa PDK ka rënë në 22 mandate. Ky ndryshim është rezultat i performancës së LVV-së në (rreth 72%), por edhe i performancës gati tre-fish më të dobët të LDK-së në votat me postë, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mandati i 57-të i LVV-së është fituar me diferencë minimale, meqenëse aktualisht, koeficienti i LVV-së është vetëm rreth 4 pikë më i lartë se ai i PDK-së, që në terma realë përkthehet në afërsisht ~160 vota diferencë në nivel kombëtar për atë mandat – një diferencë që statistikisht ende nuk e konsolidon përfundimisht atë ulëse për LVV-në.

Me rreth 20 mijë vota të tjera me postë dhe afërsisht 10 mijë vota me kusht ende për t’u numëruar, ndryshime në shpërndarjen e mandateve janë të mundshme vetëm nëse këto vota devijojnë ndjeshëm nga trendet aktuale. Konkretisht, skenarët e mundshëm (jo-definitiv) janë:

• LVV mund të kalojë në 58 mandate vetëm nëse arrin rreth 80%* të votave të mbetura me postë, ose edhe më pak pikë të përqindjes, në rast se LDK bie nën ~8%.

• PDK mund të rikthehet në 23 mandate vetëm nëse shënon një përmirësim të dukshëm të performancës (mbi ~13-14%), dhe njëkohësisht LVV ose LDK performojnë më dobët se deri tani.

Në të kundërtën, shpërndarja aktuale e mandateve pritet të mbetet e pandryshuar: 57-22-15-6.

Komento: