Mandzukic befason me klubin e ri.
Mario Mandzukic thuhet se ka arritur akord me Lokomotivën e Moskës.
Kroati ishte pa klub, që pas largimit nga skuadra nga katari dhe tani duket se do ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Lokomotiva e Moskës thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin.
Mandzukic do firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin rus ku do përfitojë 2.7 milionë euro në vit.
Për 34-vjeçarin ishin të interesuar edhe skuadra nga Seria A.