Mandzukic i thotë ‘JO’ gjigantit evropian

23:08 | 28 Gusht 2019

Mario Mandzukic nuk dëshiron t’i bashkohet gjigantit francez, PSG.

Sulmuesi i Juventus do të qëndrojë në Torino deri në janar të paktën, pasi do të jetë e vështirë të transferohet diku tjetër në këto ditët e fundit të bisedimeve.

Kroati, në të vërtetë i tha ‘JO’ mundësisë për të kaluar në PSG dhe do të mbetet në Juventus të paktën deri në janar, siç raportohet nga IlBianconero, përcjell ORAinfo.

Mandzukic është i vendosur të luftojë për vendin e tij me Maurizio Sarri.

Nëse nuk ka vend për të në muajt e ardhshëm, siç thekson faqja e internetit italiane, atëherë ai do të vlerësojë opsionet e tjera.

Kontrata e tij e tanishme skadon në 2021, megjithëse ndërsa ai plaket (aktualisht 33 vjeç) do të jetë e vështirë për Juventusin ta shiste atë. /ORAinfo/

Komento: