Mario Mandzukiç, ka hapur diskutime me Juventusin lidhur me një kontratë të re, raporton Tuttosport përcjell ORinfo.
Sulmuesi kroat, marrëveshja e tanishme e të cilit përfundon në vitin 2020, po kërkon të vendosë një marrëveshje trevjeçare, por Bianconerët po kërkojnë ta lidhin atë për dy sezone të tjera.
Deri më tani sulmuesi kroat është paraqitur 13 ndeshje për Juventusin dhe ka shënuar shtatë gola në Seria A dhe ka bërë dy asistime.
Në Champions League ai ka shënuar vetëm një gol./ORinfo/