Mandzukiç largohet nga Juventus, i befason të gjithë me ekipin e ri

18:09 | 14 Gusht 2019

Mario Mandzukic gjatë kësaj vere do të largohet nga Juventus.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ylli kroat ka pranuar se aventura e tij në Torino ka përfunduar pas vendimit të klubit për ta nxjerrë në shitje.

Por, edhe pse kërkohet nga Borussia Dortmund, Mandzukic preferon rikthimin në Bayern Munich.

Mandzukic kërkohet nga skuadra kampione e Bundesligës derisa Juventus e vlerëson në pak mbi 10 milionë euro.

Komento: