
Manchester United do të shënjestrojë sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic në janar, raporton The Sun.
United është në një krizë në sulm, me Marcus Rashford dhe Anthony Martial të lënduar pasi klubi nuk arriti të sjellë zëvendësimin për Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez këtë verë, përcjell ORAinfo.

33-vjeçari mund të ishte një përgjigje afatshkurtër për United, pasi ai gati u bashkua me klubin gjatë verës, por transferimi nuk u realizua për shkak të kërkesave të tij për paga./ORAinfo/