Mandzukic tregohet i guximshëm, e vesh fanellën me numrin e ‘mallkuar’ të Milan

12:41 | 19 Janar 2021

AC Milani ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin korat, Mario Mandzukic.

Kroati ka arritur marrëveshje deri në fund të edicionit me mundësi rinovimi për një tjetër, përcjell ORAinfo.

Mandzukic është treguar i guximshëm duke zgjedhur numrin 9 në fanellë, numër i ‘mallkuar’ në vitet e fundit të Milan.

Mandzukic e njeh mirë Seria A sepse më herët ishte pjesë e Juventusit për plotë pesë sezone. /ORAinfo/

Komento: