Pas një fillimi të mirë në Bundesliga me Bayern Munich, tani Sadio Mane nuk po ia arrin të tregojë më të mirën.
Senegalezi duket se është duke kaluar një moment aspak të mirë te kampionët në fuqi të Gjermanisë, ndërsa në dy ndeshje në Ligës së Kampionëve numëron zero gola.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, nuk shqetësohet për formën e lojtarit, duke thënë se së shpejti ai do të përshtatet.
“Sadio ka ende nevojë për kohë, ai duhet të mësohet me Bundesligën dhe gjithçka tjetër, por do të ketë sukses”.
“Unë flas me të rregullisht, ai vetëm duhet të organizohet në mënyrë që të përshtatet”.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kjo do të na japë kënaqësi të madhe”, ka thënë Salihamidzic.