Klubi nga Arabia Saudite e kërkon me ngulm Manen.
Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli e kërkon me ngulm sulmuesin senegalez, Sadio Mane.
Ditët e ardhshme, ekipi arab do t’i ofrojë atij një kontratë tre vjeçare, transmeton Gazeta Express.
Sadio Mane është prioriteti aktual i Al Ahlit.
Sezonin e kaluar, Mane ishte pjesë e Bayern Munichut, ndërsa rritjen më të madhe e pati sa ishte pjesë e Liverpoolit.
Te Al Ahli, ai mund ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij të dikurshëm te “Reds”, Roberto Firmino.