“Le të rrojë Senegali”, Mane konfirmon së është bërë operim pas lëndimit.
Kapiteni i Senegalit, Sadio Mane ka bërë një operim në kyç të këmbës, lëndim që do ta lë atë jashtë Botërorit, Katari 2022
Senegali duhet të ia dal pa timonierin e tyre, Mane në Botëror ku sot do të luajnë ndeshjen kundër Holandës, por ata kanë marrë një mesazh nga ylli i Bayern Munchen para ndeshjes. Mane ka konfirmuar se ka përfunduar me sukses operimin dhe ai ka dërguar mesazhe mbështetje për shokët e tij të skuadrës para ndeshjes së tyre të parë të turneut.
“Faleminderit Zotit, operimi që e pata në mes të javës shkoi mirë. Do e shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për fjalët e juaja të mira. Këtë të hënë, vendi imë i dashur do të luajë në Botërorin, Katar 2022”, ka shkruar ai në Instagram. “Jam i sigurt që luanët do të kalojnë këtë dhe do t’i qasën çdo ndeshjeje si luan të vërtetë. Jam po ashtu i bindur që tërë senegalezët do të jenë para ekraneve të vogla duke ju mbështetur dhe inkurajuar Kombëtaren tonë të guximshme. Si të gjithë tifozët, jam i bindur që shokët e mijë të skuadrës do të luftojnë si një njeri siç janë mësuar ta nderojnë Senegalin tonë të dashur. Le të rrojë Senegali”, ka thënë Mane.
Mungesa e manesë në Botëror ishte në lajm i keq për sulmuesin dhe skuadrën e tij. 30 vjeçari ishte në një formë të mahnitshme gjatë 2022 për klubin dhe vendin, ku përfundoi në vendin e dytë pas Karim Benzemës për Topin e Artë. Senegali posedon kualitet në skuadrën e tyre por mund të vuajnë për të pasur ndikim pa yllin e tyre frymëzues.
Mane është golashënuesi më i mirë i Senegalit (34) dhe është involvuar në 12 nga 25 golat e fundit të shënuara nga lojtarët senegalez në AFCON dhe në Botëror (9 gola, 3 asiste).
“Luanët” e Terangas do ta fillojnë Botërorin të hënën kundër Holandës dhe pastaj do të luajnë kundër Katarit të premten.