Mane përfundon me sukses testet mjekesorë të Al Nassr

12:39 | 01 Gusht 2023

Sulmuesi senegalez i Bayern Munichut, Sadio Mane ka përfunduar me sukses testet mjekësore me klubin nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Gjatë mëngjesit të sotëm me orën tonë lokale, Mane ka bërë testet mjekësore në Dubai, me klubin saudit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 31-vjeçari i përfundoi testet mjekësore me sukses dhe shumë shpejt pritet të bëhet lojtar i ri i Al Nassr.

Zyrtarizimi i Manes thuhet se do të vjen sot gjatë ditës pasi marrëveshje është arritur mes gjitha palëve.

Te Al Nassr, senegalezi do të gjej emra yjesh si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic dhe Anderson Talisca.

Përveç Bayern Munichut, Mane në të kaluarën ka luajtur edhe me Liverpoolin, Southamptonin dhe RB Salzburgun.

Komento: