
Sadio Mane thyen rekordin e Didier Drogba në Champions League.
Ylli i Liverpool, Sadio Mane ka vendosur një rekord mbrëmë në Champions League, në fitoren e Liverpool ndaj Villarreal.
Senegalezi i ‘Reds’ arriti të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij, gol ky që i vendosi atij një rekord.
Mane është bërë lojtari afrikan me më së shumti gola në fazën e nokautit në Champions League, përcjell lajmi.
Sulmuesi i Liverpool kapi mbrëmë shifrën e 15 golave të shënuara.
Ai ka thyer rekordin e Didier Drogba, i cili mbante pozitën e parë deri në atë pikë, me 14 gola të shënuara.
Mohamed Salah me 11 dhe Samuel Eto’o me 10 plotësojnë top katërshen e lojtarëve afrikanë me më së shumti gola në fazën nokaut të CL.