Këto vdekje kanë ndodhur në Indi
Të paktën 269 mjekë kanë vdekur nga Covid-19 gjatë valës së dytë të infeksioneve në Indi – një mesatare prej 20-25 vdekjesh në ditë, vlerëson Shoqata Mjekësore Indiane (IMA).
“Në valën e parë, të paktën 756 mjekë vdiqën, por në atë të fundit, shumë prej mjekëve janë nga grupmoshë të re,” tha Dr. J.A. Jayapal, udhëheqësi i shoqatës për CNN
Sipas vlerësimeve të Shoqatës Mjekësore Indiane, një total prej 1.025 mjekësh kanë vdekur nga Covid-19 që nga muaji mars 2020.
Kjo shoqatë mbledh të dhëna çdo ditë nga sindikatat lokale dhe spitalet në të gjithë Indinë, e cila po lufton me një rritje të infeksioneve për më shumë se një muaj. Të dielën, të paktën 50 mjekë vdiqën për shkak të Covid-19, tha kryetari Jayapal.