Kanë përfunduar spekulimet për Manuel Neuer.
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.
Portieri gjerman ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 me Bavarezët.
Gjatë muajve të fundit u përfol për një largim të mundshëm të tij, ku Chelsea ishte ekipi më i lakuar që ishte interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.
Largimi i tij lidhej me blerjen e portierit Nubel nga ana e Bayern, pikërisht nga ish-klubi i tij Schalke 04.
Megjithatë, Nubel duket se do të ketë konkurrencë të vështirë pasi Neuer do të jetë në ‘Allianz Arena’ së paku deri në vitin 2023.