Manxhuka: Opozita ka kërkuar zgjedhje me kushtin që ato mos të mbahen

18:09 | 05 Korrik 2024
manxhuka:-opozita-ka-kerkuar-zgjedhje-me-kushtin-qe-ato-mos-te-mbahen


Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për “Front Online” thotë se VV janë të gatshëm për zgjedhje dhe për të gjetur stinën më të përshtatshme për t’i mbajtur ato.

“Që nga marrja e mandatit tone qeverisës opozita në vazhdimësi e ka pasur gojën plotë me fjalën “zgjedhje”. Tash kur praktikisht hymë në 6 mujorin e fundit të mandatit qeverisës ne ishim të gatshëm të bisedonim për zgjedhje e për të gjetur stinën më të përshtatshme për atë proces”, tha ai.

Zëdhënësi i LVV-së thotë se opozita kërkoi të mbahen zgjedhjet por me kusht që ato të mos mbahen, masi kur diskutimi u bë konkret ata u larguan.

“Kësisoj, ne ishim dhe vazhdojmë të jemi të gatshëm për zgjedhje por siç keni vënë re opozita prej asaj kohe më nuk i përmend ato. Duket që opozita ka kërkuar zgjedhje me kushtin që ato mos të mbahen, kur diskutimi u bë konkret ata u larguan”, 
potencoi tutje.

Manxhuka tha se ata publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre për zgjedhje, duke thënë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe qeverisje.

“Theksojmë, ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje edhe për qeverisje. Nuk është çështje burimesh sepse ne kemi dhënë qëndrimet tona publikisht”, tha Maxhuka për Front Online.

Komento: