Manxhuka për opozitën: E konfirmuan se janë të kënaqur me Kurtin kryeministër

15:10 | 29 Maj 2024
manxhuka-per-opoziten:-e-konfirmuan-se-jane-te-kenaqur-me-kurtin-kryeminister

“Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës”.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje-, Arlind Manxhuka, ka thënë se moshkuarja në zgjedhje të parakohshme e konfirmon se opozita është kënaqur me Albin Kurti si kryeministër.

Sipas tij, 1000 ditë qeverisje nga Kurti ia kanë ndryshuar mendjen opozitës për zgjedhje, të cilët kërkuan zgjedhje që në 100 ditshin e parë të Qeverisë Kurti.

“Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë është ezauruar.

Komento: