MAPL demanton Listën Serbe: Qeveria s’ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri

19:17 | 25 Tetor 2023
mapl-demanton-listen-serbe:-qeveria-s’ka-urdheruar-germime-ne-varrezat-ortodokse-ne-veri

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka demantuar pretendimet e Listës Serbe, se Qeveria e Kosovës, ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës.

MAPL ka njoftuar se akuzat e partisë më të madhe serbe nuk qëndrojnë.

“Akuzat e subjektit ‘Lista Serbe’ se Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë”, thuhet në njoftim.

Komento: