
Seanca konstituive për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore, e cila ishte planifikuar të mbahej më 5 dhjetor, duket se s’do të mbahet shkaku i një vendimi nga MAPL-ja.
Sipas njoftimit të kryetarit të zgjedhur Millan Radojeviq, këshilltarët e zgjedhur do të mblidhen për të formuar komisionin verifikues, për të bërë betimin ceremonial të këshilltarëve dhe kryetarit të komunës.
Megjithatë, burime të Dukagjinit raportojnë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar mbajtjen e seancës, duke argumentuar se askund nuk është përmendur Republika e Kosovës në dokumentacionin përkatës.
“JU FTOJ të merrni pjesë, më 5.12.2025, si këshilltar i zgjedhur, në seancën konstituive (ceremoniale) të thirrjes së re të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila do të mbahet në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut (Salla e Kuvendit), duke filluar nga ora 11:00.
Rendi i ditës i propozuar i seancës:
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, Millan Radojeviq nga Lista Serbe fitoi mandatin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, teksa në gati dy vitet e fundit, komuna është drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.