Maqedonci: Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, nuk i frikësohemi

12:17 | 11 Shtator 2024
maqedonci:-kercenimi-i-fundit-nga-vuciq-s’eshte-dicka-e-re,-nuk-i-frikesohemi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.

Maqedonci shtoi se përderisa Kosova ka institutcionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqetësuese.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë nuk frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.

Komento: