Maqedonci në Amerikë – flet për situatën e sigurisë në vend dhe sul*met terrori*ste në veri

11:38 | 14 January 2025
maqedonci-ne-amerike-–-flet-per-situaten-e-sigurise-ne-vend-dhe-sul*met-terrori*ste-ne-veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se vizitën atje e ka filluar me takimin në Këshillin Atlantik, ku u prit nga Jorn Fleck, Drejtor Senior.

Në këtë takim, Maqedonci bën të ditur se diskutoi rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit.

“Vizitën në ShBA e fillova me takimin ne Atlantic Council ku u prita nga Jörn Fleck, Drejtor Senior në këtë think-tank prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim diskutuam rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit. Në takim konfirmova angazhimin tonë institucional për integrim në NATO dhe BE dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar ministri.

May be an image of 3 people and text

 

Komento: