Maqedonci në Bondsteel, falënderon ushtarakët për punën e tyre në Kosovë

21:38 | 29 November 2024
maqedonci-ne-bondsteel,-falenderon-ushtaraket-per-punen-e-tyre-ne-kosove

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së bashku me  presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ishim në kampin Bondsteel.

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka falënderuar ushtarakët amerikanë dhe të kombeve të tjera që shërbejnë në Bondsteel, për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë.

“Në ditën e Festës së Falënderimeve (Thanksgiving), së bashku me  Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriun dhe me Ambasadorin Hovenier, ishim në kampin Bondsteel. Në Festën e Falënderimeve, i falënderuam ushtarakët amerikanë dhe të kombeve të tjera që shërbejnë në Bondsteel, për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë. Ju faleminderit secilit për shërbimin tuaj! Thank you everyone for your service!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Komento: