Maqedonci takon homologun slloven, kërkon përkrahje për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike

20:10 | 08 Dhjetor 2023
maqedonci-takon-homologun-slloven,-kerkon-perkrahje-per-integrimin-e-kosoves-ne-strukturat-euro-atlantike

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar homologun e tij slloven, Marjan Shareq, në kuadër të ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore.

Maqedonci e Shareq folën për situatën e sigurisë globale dhe ndikimin në rajon, por edhe për marrëdhëniet bilaterale në fushën e mbrojtjes.

“Ministri Maqedonci e falënderoi Ministrin Šarec për mbështetjen e ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e Forcave të Armatosura të Republikës së Sllovenisë, si dhe kërkoi përkrahjen politike të shtetit slloven në aspiratat e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

Komento: