
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ka folur për takimet që po zhvillojnë atje.
Lidhur me këtë, Maqedonci, për RTK’në, ka thënë se ditën e sotme kanë takuar drejtorin ekzekutiv të Mercedesit, pjesës së automjeteve taktike ushtarake, që i prodhon kjo kompani.
Maqedonci, ka thënë edhe se, me këtë kompani, vitin e kaluar është bërë një kontratë trevjeçare për furnizim me automjete taktike ushtarake.
“Ne realizuam sot takim me drejtorin ekzekutiv të Mercedesit, pra të pjesës së automjeteve taktike ushtarake që i prodhon Mercedes, me të cilët vitin e kaluar kemi realizuar një kontratë trevjeçare për furnizim me automjete taktike nga firma Mercedes, automjete taktike ushtarake që janë ndër më të njohurat në inventarin e ushtrive të botës”, tha ai.