Maqedonci: Urime përvjetori i ShBA-së, partnerit tonë të përhershëm

14:13 | 04 Korrik 2024
maqedonci:-urime-pervjetori-i-shba-se,-partnerit-tone-te-perhershem

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e pavarësisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kosova i është falënderuese ShBA-së për partneritetin e përhershëm.

“Revolucioni amerikan padyshim se do mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre, e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan”.

“Pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot si pararendëse e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribues direkt në pavarësinë e shteteve tjera si në rastin e Republikës së Kosovës, do të jemi gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet tona, andaj këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm”, ka thënë Maqedonci.

Komento: