Maqedonci uron avancimin e Arben Kingjit: Ka rritur bashkëpunimin me FSK

17:08 | 05 Dhjetor 2024
maqedonci-uron-avancimin-e-arben-kingjit:-ka-rritur-bashkepunimin-me-fsk

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai ka shkruar në Facebook se këtë vizitë e ka realizuar për të uruar avancimin në gradë të shefit të shtabit Gjenerallejtënant, Arben Kingji.

“Me punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm Gjenerallejtënant Kingji ka arritur suksese të mëdha si në FARSH ashtu edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me ushtrinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Komento: