
Kjo është gjendja pas përmbytjeve në lagjen “Prilepska” të Kërçovës. Banorët janë të brengosur. Ata po pastrojnë shtëpitë e tyre të cilat janë të mbushura me ujë, pasi lumi i Zajazit i cili kalon rreth lagjes, ka dal nga shtrati.
“Ku të shkoj? Nuk kemi marr asgjë, kështu si më sheh.Nuk kemi ku të shkojmë, nuk është puna për një ditë”
“Situata është e tillë në të gjithë lagjen, gjithçka është nën ujë. Disa kanë shkuar nëpër familje, dikush nëpër vetura, dikush në rrugë”
“Kemi një fëmijë të vogël një vjeçar do te më mbytej për pak, duhet mua të më ndihmohet shumë më besoni”
Një pjesë e banorëve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot janë evakuuar dhe janë vendosur në sallën sportive “Ivanidoll”. Po, doli lumi u ngrit, u ngrit e gjitha. Tani erdhëm këtu të marrim ndihmë, të më japin banesë, të më japin ndihmë”
“30 vjet jetoj aty ndoshta është hera e 10 që po ndodh kjo që na hyn ujë nëpër shtëpi. Nuk mundet të ndodh vetëm nga shiu, me gjithë gjasat lumenjtë janë lëshuar. Mbrëmëtë gjithë ikën, unë qëndrova deri në gjunjë erdhi uji për 5 sekonda”
“Uji vjen gjithë kohës, kemi gjithë kohës. Kanalizim nuk ka. E bëra kanalizimin dhe mu kthye uji në shtëpi”
Kryetari Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se janë duke i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ti ndihmuar këta banorë.
“Për momentin si e shihni mbrëmë ka rënë shi i madh i cili ka bërë shumë dëme, veçanërisht këtyre qytetarëve që janë këtu u janë shkatërruar shtëpitë gjithçka është përmbytur deri brenda. Nuk kemi as qasje, dje zjarrfikësit dhe Ndërmarrja Komunale dhe disa që ndihmojnë me makineri po pastrojnë shtratin e lumit,megjithatë është sasi e madhe e ujit kështu që kemi rrezik edhe për prishje të makinerive dhe rrezik jete. Kemi formuar shtab krizash dhe vendosëm që t’i evakuohen ata që janë më të rrezikuar”, u shpreh Aleksandër Jovanovski-kryetar i komunës së Kërçovës.
Në vendin e ngjarjes është edhe Kryqi i Kuq.
“Kemi të evakuuar rreth 100 persona, ne si kryqi kuq kemi siguruar ndihmën bazë elementare, ushqim mjete higjienike, ujë, dyshek dhe batanije. Kemi siguruar edhe mëngjesin dhe në çdo moment presim te vijnë ndihma nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë”, tha Besnik Selimi- Kryetar i Kryqit të Kuq Kërçovë.
Përmbytje ka edhe në zona tjera të Kërçovës, ndërsa më iprekur është stadiumi Vëllazërimit i cili ndodhet po afër kësaj lagje.