Maqedonia e Veriut liron ish-pjesëtarin e UÇK-së që u arrestua dje në kufi me Kosovën

09:34 | 23 Shtator 2026

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Këtë Pushkolli e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, Policia e Maqedonisë së Veriut e kanë marrë në pyetje e më pas e kanë liruar.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. UÇK dje, liri sot”, ka shkruar Pushkolli.

Ndryshe, Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishte bërë të ditur një ditë më parë se ishtë arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Komento: