Dy lojtarë të Maqedonisë së Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Maqedonia e Veriut pritet që të këtë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen kundër Kosovës në ndeshjen e 8 tetorit në playoff-in e Ligës së Kombeve. Nga testet e sotme në Napoli, Eljif Elmas ka rezultuar pozitivë
Mesfushori i njohur i Napolit, Elmas pritet që mos të paraqitet në ndeshjen kundër Kosovës që do të zhvillohet në Shkup më 8 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur sot Napoli, të cilët kanë shkruar se Elmas është infektuar me COVID-19 dhe do të jetë i vetizoluar për 14 ditë.
Elmas është lojtari i dytë që u infektua nga Napoli pas Piotr Zielinskit e të cilët nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Torino ku do të përballen me Juventusin.
Në anën tjetër, Maqedonisë së Veriut pritet që t’i mungojë edhe sulmuesi veteran i kësaj skuadre Goran Pandev.
Kjo pasi që skuadra nga Genoa është e tëra në vetizolim për 10 ditë për shkak se pozitivë në këtë skuadër kanë rezultuar 22 raste te lojtarëve dhe stafit.
Napoli e mposhti Genoan me rezultat 6-0 vikendin e kaluar dhe pak orë pas asaj ndeshje u dha lajmi se koronavirusi e ka kapluar skuadrën e Genoas.
Besohet se nga të gjitha skuadrën, skuadra e Napolit do të jetë më e prekura por deri me tani aty janë lajmëruar vetëm dy raste.
Zielinski u testua pozitivë të enjten, në testet e reja të gjithë ishin negativë por katër lojtarë u desh që t’i ribëjnë testet.
Pas disa orëve, Napoli tregoi se në këto testet, mesfushori i saj Elmas është testuar pozitivë me COVID-19.
Të dy lojtarët nuk do të udhëtojnë në Torino për të luajtur kundër Juventusit, kurse Elmas pritet që të humbet të gjitha ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luajë Maqedonia e Veriut.