Maqedonia e Veriut mund Gjeorgjinë, kualifikohet në Euro 2020

19:58 | 12 Nëntor 2020

Maqedonia e Veriut kualifikohet në Euro 2020.

Maqedonia e Veriut e ka mundur me rezultat të ngushtë Kombëtaren e Gjeorgjisë në finalen e playoffit të Ligës së Kombeve. Një gol i Pandev i shënuar në minutën e 55-të e ka vulosur këtë takim që i jep Maqedonisë së Veriut kualifikimin në Euro 2021

Maqedonia e Veriut është në Euro 2021.

Kjo pasi që skuadra e Angelovskit ka kaluar në garën e madhe europiane pasi mposhti Gjeorgjinë në finale të playoffit të Ligës D të Kombeve.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte më monotone, pa shumë shanse të krijuara nga të dyja Kombëtare. Por, për një nuancë skuadër më e mirë ishte skuadra e Gjeorgjisë, e cila kishte më shumë se 57 për qind posedimin e topit.

Në pjesën e dytë, ishte një Maqedoni e Veriut krejt tjetër ku e dominonte mesfushën por edhe krijonte rastet e saj për gol.

Disa kombinime të mira në mes të Nesterovskit dhe Pandevit dërguan të goli i parë i cili u shënua nga Pandev në minutën e 55-të te ndeshjes.

Maqedonia e Veriut vazhdoi ta dominoi takimin dhe pati edhe një mundësi të mirë të shënonte në minutën e 60-të, por Pandev nuk ishte i saktë në pasim.

Pas minutës së 75-të, Gjeorgjia pati disa sulme dhe kërkonte golin e barazimit, por maqedonët e veriut arritën që të mbrohen mirë.

Në këtë ndeshje nuk luajti Bardhi por për dallim nga ndeshja me Kosovën, Maqedonisë i ishte kthyer Elmas i cili pati një ndeshje tepër të mirë sonte.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mposhti Kosovën në Shkup muajin që lamë pas në gjysmëfinale të Ligës D të Kombëve derisa Gjeorgjia e kishte mposhtur Bjellorusinë.

Me këtë fitore të sotme, Maqedonia e Veriut e ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020, pas 30 vitesh anëtare e UEFA-së.

Komento: