Maqedonia e Veriut regjistron 2 viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus

15:22 | 05 Qershor 2020

Dy të vdekur dhe 177 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Dy persona me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut si dhe 177 raste të reja janë regjistruar.

Shkupi ditëve të fundit mbetet vatër e koronavirusit, ku këtë herë janë regjistruar 105 raste. Në Kumanovë janë regjistruar 26, Shtip-15, dhe Tetovë 13 raste.

Ndërsa me nga një rast janë disa vende të tjera: Struga-, Velesi, Manastiri, Ohri, Gostivari, Gjevgjelia, Vallandova, Sveti Nikolli, dhe Negotina. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Komento: